Vazhdon përplasja/ Geci i reagon Valon Sylës: Qysh po ki qejf me t’kcy

Lajme

Vazhdon përplasja/ Geci i reagon Valon Sylës: Qysh po ki qejf me t’kcy

Nga: N.Sh Më: 14 dhjetor 2020 Në ora: 19:47
Vëllezërit Geci

‘Konflikti’ në mes të gazetarit Valon Syla dhe Gani Gecit, konkretisht familjes Geci nga Llausha, i cili nisi javë më parë, është aktualizua sonte.

Ishte pikërisht Syla ai i cili e ka komentuar një video të ish-deputetit Gani Geci, i cili e kishte postuar në rrjetin social Facebook, duke vallëzuar pasi kështu festonin lindjen e nipit të tyre.

Mirëpo, pas kësaj, Syla ka ironizuar me familjen Geci.

Një veprim i tillë, nuk është burrëror sipas Valon Sylës. Sipas tij, për të kërcyer janë kanagjegjet, ahengje këto në të cilat mblidhen vetëm gratë.

Pe shoh një lajm që po kcehet nëpër oda. Burrat skcejnë qyqek te oxhaku. I keni perzi referencat me konagjegj….#albanogji #qyqek #ode #llaushë”, shkroi Syla në Facebook.

E pas kësaj, ka reaguar vëllai i Gani Gecit, Esati.

Ai Sylës i drejtohet si nip i Beogradit, ku edhe i thotë që le të flasin shefat e tij, pasi ky është i vogël.

Madje Geci e pyet Sylën se si dëshiron ai me i kcy?

Ti Valon pilifunci nipi i Beogradit letë flasin shefat tu që po të shtinë se ti je i vogël.

E qe ki qef ndash të kcejna qyqek ndash te kcejmë me tupan ndash me gugj të tupanit veç  kallxona qysh po ki qef me të kcy”, shkruan Geci në Facebook.

Javën e kaluar Valon Sula dhe Gani Geci thanë fjalë të rënda për njëri-tjetrin. 

Fillimisht ishte gazetari që reagoi kundrejt deputetes Marigona Geci, vajza e Gecit, e cila foli për vrasjet në vend. Në krah vajzës i doli Geci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat