Humbi djalin një muaj më parë nga leukemia akute, jep donacionin 20 mijë euro për policen Visare Hyseni

Lajme

Humbi djalin një muaj më parë nga leukemia akute, jep donacionin 20 mijë euro për policen Visare Hyseni

Më: 17 dhjetor 2020 Në ora: 10:46
Adnan Hyseni dhe Visare Hyseni

Humanisti Adnan Hyseni ka bërë të ditur se donacioni humanitar në vlerë 20 mijë euro që është bërë të mërkurën, më 16 dhjetor është bërë nja një prind që e ka humbur djalin një muaj më parë nga leukemia akute.

Hyseni në një postim në Facebook shkruan se kjo shumë është dhuruar për policen Visare Hyseni, e cila është diagnostikuar me leukemi akute.

Lexoni të plotë postimin e Hysenit:

“Humbi djalin 1 muaj më parë në moshën 30 vjeçare jep donacion Humanitar

Donacioni HUMANITAR në vlerën e 20.000 që u dha të mërkurën 16.12.2020 nga një baba human e shpirt bardh në një qytet të Kosovës e që dëshiron të mbes anonim unë po e postoj për tregu se si ne Shqiptarët jemi të jashtëzakonshëm… vlefshmëria e këtij donacioni nuk është në shumën, se sa vlera e tij nga arsyeja e humbjes së birit dhe duke gjet forcë e të bëhet bashkë me ne në luftën për jetën e Polices e që kjo del nga shpirti human që ka vetëm SHQIPTARI sepse i njëjti kishte humb djalin e tij një muaj më parë në moshën 30 vjeçare po nga sëmundja e rëndë LEOKIMI AKUTE dhe pasi që ka pa në FB e televizion iniciativën time humanitare për pjesëtaren e Policisë së Kosovës, VISAREN ka telefonu dhe ka taku vëllanë e Visares ( Burimin) i cili me ka njoftu edhe mu dhe për shpirt të djalit tani të ndjerë ka dhuruar shumën e 20.000 euro me besim ZOT që së paku Visarja të ketë mundësi mjekimi e ishalla edhe shërimi. Ishalla Allahu e forcon këtë prind human, familjen e tij dhe Allahu e past shpërblyer me xhenet birin e tij në botën e përjetshme.

Faleminderit Zotit që jemi shqiptar”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat