MPJD njofton diasporën në lidhje me ngarkesat e shkaktuar në sistemin e shërbimeve konsullore

Lajme

MPJD njofton diasporën në lidhje me ngarkesat e shkaktuar në sistemin e shërbimeve konsullore

Më: 18 dhjetor 2020 Në ora: 09:14
Foto Ilustrim

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës njofton opinionin publik dhe diasporën se ditëve të fundit ka pasur ngarkesë në sistemin e aplikimit për marrjen e letërnjoftimëve dhe pasaportave dhe për këtë menjëherë ka ndërmarrë të gjitha veprimet e duhura për ta zgjidhur këtë problem.

Zyra e Sekretarit të Përgjithshëm të MPJD-së ka zhvilluar komunikime intenzive me përgjegjësitë e sektorit për prodhimin e dokumenteve në Ministrinë e Punëve të Brendshme për ta evituar këtë problem sa më shpejtë, në mënyrë që qytetarët dhe mërgimtarët tanë të kryejnë pa probleme procedurat e paisjes së tyre me letërnjoftim dhe pasaportë të Republikës së Kosovës.

Udhëheqësit e sektorit për prodhimin e dokumenteve në MPB kanë bërë të ditur se bëhet fjalë për një problem të komplet rrjetit qeveritar, i cili ka ndikuar në këtë ngarkesë e që do të zgjidhet shumë shpejtë.

Po ashtu, mungesa për një kohë e materialeve për prodhimin e këtyre dokumenteve ka bërë që të ketë tejngarkim të sistemit duke marrë parasysh se vetëm brenda pak ditësh janë prodhuar rreth 60.000 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat