Kjo është shuma që u shpenzua botërisht në luftën kundër Covid-19

Lajme

Kjo është shuma që u shpenzua botërisht në luftën kundër Covid-19

Më: 21 dhjetor 2020 Në ora: 12:24
Foto ilustrim

Ekonomia e gjithë botës është goditur fuqishëm nga pandemia e Covid-19.

Qeveritë rreth gjithë botës kanë përdorur thuajse të gjitha fondet që kanë pasur ën dispozicion gjatë këtij viti në luftën kudër Covid-19, raporton “BlogsIMF”.

Në prill të këtij viti ka filluar monitorimi fiskal, për të matur se sa është shpenzuar në luftën kundër Covid-19.

Pra, sa ka ofruar mbështetje çdo shtet gjatë kësaj periudhe? Në total janë rreth 9 trilionë dollarë shpenzime të bëra deri më tani.

Vetëm muajin e fundit janë bërë 1 trilion. Në sektorin publik janë përdorur rreth 4.4 trilionë dollarë.

Mendohet se deri në përfundim të valës së dytë të koronavirus do të shpenzohen edhe përafërsisht 8 trilionë dollarë të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat