Fillon tallja me Hashim Thaçin: Ku po e pret Vitin e Ri, cila këngëtare do t’ju këndoj?

Lajme

Fillon tallja me Hashim Thaçin: Ku po e pret Vitin e Ri, cila këngëtare do t’ju këndoj?

Nga: N.Sh Më: 21 dhjetor 2020 Në ora: 16:17
Hashim Thaçi

Ish-presidenti i Kosovës, tashëm një muaj gjendet në burgun e Hagës.

Thaçi është arrestuar nga Gjykata Speciale, tashmë ku po qëndron në Hagë i burgosur.

Mbi të, qëndrojnë akuza të rënda, ku akuzohet për vrasje të kundërshtarëve politik, por edhe për vepra të tjera.

E për këtë ndërrim të motmoteve Thaçi do të qëndroj në Hagë.

Për këtë ish-eprori i lartë i UÇK-së, Naim Miftari ka filluar të tallet, ku e pyet Thaçin se ku do ta pres vitin e ri?

“Hashim cilin vend do me prit vitin e ri?

Cila këngëtare e estradës do të ju këndon privat për këto festat e fund vitit 2021?

Gëzuar?, kujdes se avokatët janë pak ma të shtrenjtë se këngëtaret e estradës sonë!”, shkruan Miftari në Facebook, përcjell gazeta “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat