Lirohet nga detyra Konsulli i Kosovës në Tiranë

Lajme

Lirohet nga detyra Konsulli i Kosovës në Tiranë

Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 10:29
Lirohet nga detyra Konsulli i Kosovës në Tiranë

Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës ka shkarkuar nga detyra Konsullin e  Kosovës në Shqipëri, Halim Krasniqin.

Mësohet se vendimi ka ardhur pas dekretit të datës 25 nëntor të presidentes në detyrë të Kosovës Vjosa Osmani. Nuk bëhen ende me dije arsyet zyrtare të këtij vendimi, por më herët Halim Krasniqi është përballur me akuzën për sulm fizik nga një vartëse e tij.

Punonjësja e Konsullatës do të ankohej se Krasniqi e ka sulmuar fizikisht brenda objektit ku ndodhet edhe Ambasada e Kosovës në Tiranë.

Vendimi për tërheqjen e Krasniqit ishte marrë ishte marrë në 30 mars të këtij viti nga ish-ministri në qeverinë e Vetëvendosjes Glauk Konjufca. Por presidenti Hashim Thaçi refuzoi ta dekretojë tërheqjen gjatë kohës së Konjufcës, por edhe pas ardhjes së Meliza Haradinajt në krye të Ministrisë.

Në fillim të shtatorit Thaçi firmosi dekretin nëpërmjet të cilit i vazhdohet mandati edhe për katër vjet të tjerë konsullit të përgjithshëm në Tiranë.

VENDIM

Halim Krasniqi, lirohet nga pozita e Konsullit të Përgjithshëm të Republikës së Kosovës në Tiranë, Republika e Shqipërisë, me qëllim të zbatimit të Dekretit të u.d Presidentes së Republikës së Kosovës nr. 165/2020 të datës 25.11.2020

Kthimi i z. Halim Krasniqi i shprehur në pikën 1 të këtij Vendimi, bëhet më së largu deri në datën 15/01/2020

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat