U arrestua në Pejë serbi Svetomir Baçeviç - dyshohet për krime lufte

Lajme

U arrestua në Pejë serbi Svetomir Baçeviç - dyshohet për krime lufte

Nga: F.B Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 14:05
Foto ilustrim

Serbi Svetomir Baçeviç u arrestua sot në komunën e Pejës me arsyetimin se është përgjegjës për krime të luftës, shkruan “Alo”, për çka ka reaguar e ashtuquajtura zyra për Kosovë në qeverinë e Serbisë, transmeton “Bota Sot”.

Bëhet fjalë për personin e zhvendosur Svetomir Baçeviç që jeton në Gornji Milanovc, ndërsa është me prejardhje nga fshati Belo Pole të komunës së Pejës. Baçeviç sot kishte ardhur në Kosovë për të nxjerr dokumente personale , por është arrestuar në stacionin policor të Pejës dhe pas bisedës informative është bartur në Prishtinë.

Ka reaguar e ashtuquajtura zyra për Kosovën dhe me të marr të njoftimit për arrestim i ka siguruar mbrojtës Baçeviçit dhe do të përcjell rastin dhe procedurën ndaj tij.

Në reagim thuhet se dënojmë ashpër fushatën e frikësimit të popullit serb në Kosovë dhe ekzistimin e listave sekrete për të dyshimtët për kinse krime lufte, që shfrytëzohet si mekanizëm për presion ndaj popullatës serbe.

Duket se kjo është goditja e re ndaj serbëve, si është bërë viteve të fundit nga institucionet e Prishtinës ndaj familjeve dhe personave të kthyer.

Kjo jep të nënkuptohet se nga pala në Prishtinë nuk ka gatishmëri as vullnet në mundësimin e kthimit të qetë edhe sigurt të serbëve të zhvendosur nga Kosova dhe është e qartë se ata nuk janë të mirëseardhur.

Sipas zyrës kjo nuk është hera e parë që të kthyerit përballen me rrezikim të sigurisë dhe integritetit dhe në të kaluarën është treguar se thuaja të gjithë serbë janë arrestuat në aksione si kjo dhe pastaj janë dal pafajshëm. Qëllimi kryesor i sjelljes së këtillë të institucioneve të Prishtinës është mbajtja e vazhdueshme e serbëve në gjendje frike dhe pasigurie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat