Reagojnë serbët ndaj Kosovës: Nuk po i leni të qetë familjet e të vdekurve

Lajme

Reagojnë serbët ndaj Kosovës: Nuk po i leni të qetë familjet e të vdekurve

Nga: F.B Më: 25 dhjetor 2020 Në ora: 12:21
Policia

Zyra e ashtuquajtur e Kosovë në Qeverinë e Serbisë, ka kërkuar sot nga institucionet në Prishtinë që të reagojë në serinë e sulmeve në mjediset serbe, shkruan “Danas”, transmeton “Bota Sot”.

“Në javët që shkoi janë përsëritur sulmet dhe presionet ndaj serbëve në krahinën serbe. Svetomir Baçevip në Pejë u arrestua pa asnjë dëshmi për krime lufte, Nenad Arsiç është dënuar me 6 vite burg duke u bazuar në deklaratat e dëshmitarit të rrejshëm, ndërsa të Suhagerlla e Skenderajt është vendosur tabela në shqip ‘kisha jonë’, thuhet në kumtesën e lëshuar.

Më tutje shtohet se të enjten në ora 22:00 u djeg objekti ndihmës i familjes Jovanoviç në Mogillë të Vitisë, ndërsa u thye shtëpia e banimit. Në zjarr për fat nuk ka pasur të lënduar po është shkaktuar dëm material.

Ky është rasti i dytë në komunën e Vitisë në disa ditët e fundit.

“Më herët të martën janë hedhur gur në Shkollën Fillore ‘Mladen Markoviç’ në  Viti me ç’rast janë thyer dritare, ndërsa persona të panjohur kanë tentuar të thyejnë derën hyrëse. Pas sulmit ndaj fëmijë të vegjël, tash si duket nuk i lënë të qetë as familjet e serbëve të vdekur”, thotë kumtesa e kësaj zyre.

Ata kërkojnë nga institucionet në Prishtinë që të gjejnë kryesit në afatin sa më të shpejtë të mundshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat