Çfarë do të bëj Biden me marrëveshjen e Uashingtonit?

Lajme

Çfarë do të bëj Biden me marrëveshjen e Uashingtonit?

Nga: F. B. Më: 26 dhjetor 2020 Në ora: 13:49
Joe Biden

Serbia vazhdon të respektoj marrëveshjen e Uashingtonit dhe insiston në aplikimin e saj, ndërkohë që të gjitha sinjalet që kemi nga rrethi i presidentit të ri amerikan, administrata e re do të vazhdoj të punoj në përmbushjen e saj, kështu ka deklaruar ambasadori serb në ShBA, Marko Gjuriç, që beson në bashkëpunimin me administratën e re për të gjetur zgjidhjen për Kosovën, shkruan “Novosti”, transmeton “Bota Sot”.

Në vlerësimin e njohësve të politikës së njeriut të parë të ShBA-ve Joe Biden, ai iniciativën për zgjidhjen e çështjes së Kosovës do ia le BE-së dhe parashikohet që administrata e tij nuk do e le “ad acta” letrën e nënshkruar nga Vuçiq edhe Hoti në shtator.

A është racionale dhe logjike vazhdimi i realizimit të marrëveshjes ekonomike ku kumbarë ishte Tramp, Suzana Grubijeshiç nga Qendra për politikë të jashtme, mendon se një pjesë duhet të respektohet e përmbushet.

“Një pjesë e saj që kanë të bëjnë me Beogradin dhe Prishtinën si është Shengeni i vogël, ardhja e Korporatës për zhvillim ndërkombëtar, shfrytëzimi i liqenit Ujman(Gazivoda), këto duhen vazhduar duke biseduar rreth rëndësisë së pjesës ku bëhet fjalë për bartjen e ambasadës në Jerusalm, gjë ka nxit kontroversë”, thotë ajo.

Ndërsa në mundësinë që Biden sikurse Trump të ketë “Grenellin” e vetë për raportet mes Beogradit edhe Prishtinës, Grubijeshiç thotë se nëse ka ai do të jetë nga Departamenti i Shtetit.

“Nëse do të ketë do të jetë dikush nga departamenti i Shtetit, sepse me ardhjen e BAjden Shtëpia e Bardhë dhe Departamenti do të sinkronizojnë veprimet, që në të kaluarën Shtëpia e Bardhë ishte shtet në vete, ndërsa për çështjen e Kosovës do sinkronizohen BE dhe ShBA”.

Marrëveshja trajton edhe ndërtimin e autostradës Beograd –Prishtinë, linjën hekurudhore, hyrjen e Prishtinës në Shengenin e vogël, pranimin e ndërsjellë të diplomave, furnizimin me energji, realizimin e vendimeve rreth Kishës, lokalizimin dhe gjetjen e personave të pagjetur dhe ndalimin e fushatës për tërheqjen e njohjeve dhe mos-aplikimin për anëtarësim nga Prishtina...

Përderisa pritet kur të merr udhëheqjen Biden dhe të zbulohen emrat e skemës së kuadrove në lidhje me politikën amerikane me Ballkan, Trump ka dekoruar Grenellin për marrëveshjen me medaljen e sigurisë kombëtare.

Sado kemi trashëgimi të rëndë nga e kaluar, duhet të përpiqemi për raporte më të mira me ShBA, vlerëson Gjuriç, duke nënvizuar se qëllimi i Serbisë është që të kemi “Engelet serb” ndër kongresistë dhe senatorët amerikan. Engel është lotuesi shumë i zëshëm i shqiptarëve si në kohën kur ishte në Kongres edhe në Dhomën e përfaqësuesve, por që nuk fitoi në zgjedhjet e kaluara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat