Virusi Covid-19 ua merr jetën dy vëllezërve nga Suhareka

Lajme

Virusi Covid-19 ua merr jetën dy vëllezërve nga Suhareka

Më: 27 dhjetor 2020 Në ora: 11:05
Nurish dhe Hysen Bytyqi

Familja Bytyqi nga Suhareka është tronditur në ditët e fundit, pasi dy anëtarët e familjes, vëllëzërit, Nurish dhe Hysen Bytyqi kanë ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit.

Hysen Bytyqi ndërroi jetë të premtën, kurse Nurish Bytyqi ka vdekur sot. Te dytë ishin të infektuar me koronavirus.

Dy vëllëzërit ishin të njohur me bizneset e tyre në qytetin e Suharekës. Njëri merrej me artari, kurse tjetëri me hotelieri.

Sipas të dhënave nga IKShPK në Kosovë kanë ndërruar jetë 1305 persona si pasojë e koronavirusit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat