Muzikë “live” në Zhelinë, arrestohet pronari i restorantit

Lajme

Muzikë “live” në Zhelinë, arrestohet pronari i restorantit

Më: 28 dhjetor 2020 Në ora: 10:14
Foto Ilustrim

Dje (27 dhjetor) rreth orës 19:15, pjesëtaret e policisë të SPB Tetovë e kanë privuar nga liria 43-vjeçarin J.F. nga Zhelina e Tetovës, objekti hotelerik i të cilit në këtë fshat punonte me muzikë “live” dhe kishte lejuar mysafirë, përfshirë këtu edhe një shtetasen e Kosovës V.G. (35), e cila gjithashtu është privuar nga liria për abuzim të qëndrimit të saj turistik në vendin tonë.

Personi J.F. është ndalua në Stacionin Policor të Tetovës dhe pas pastrimit dhe dokumentimit të plotë të çështjes, do të përgatitet një parashtresë sipas nenit 206 të Kodit Penal, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “mosveprimi sipas rregullave shëndetësore gjatë një epidemie”.

Objekti është mbyllur përkohësisht nga Inspektorati Shtetërorë i Tregut.

Kurse shtetasja e Kosovës, nga ana tjetër, është dorëzuar për procedurë të mëtejshme në Departamentin për Krimin Ndërkufitar, Migracionin, Të Huajt dhe Ripranimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat