Rrëfimi i padëgjuar më parë: Si shpëtoi gazetari nga Shqipëria në Kosovë, u strehua në familjen Geci, serbët i gjuanin por...

Lajme

Rrëfimi i padëgjuar më parë: Si shpëtoi gazetari nga Shqipëria në Kosovë, u strehua në familjen Geci, serbët i gjuanin por...

Nga: N.Sh Më: 28 dhjetor 2020 Në ora: 20:47
Vëllezërit Geci

Një rrëfim të padëgjuar më parë është transmetua në mediat e Shqipërisë.

Është pikërisht gazetari Arjan Konomi, i cili tregon se gjatë kohës së luftës ka vizituar Kosovën.

Gjatë rrëfimit të tij, ai flet se si u strehua në familjen e shtatë vëllezërve Geci në Llaushë.

Ai në këtë rrëfim tregon edhe se si i kanë gjuajtur serbët, por që kanë shpëtuar.

Rrëfimin e Arjan Konomit, e ka shëprnda Nehat Geci në Facebook.

Sipas Gecit, Arjani ka thënë se për vizitën e tij në Kosovë, sidomos në Drenicë dhe në familjen Geci duhej të shkruhet një libër i tërë.

Në video Konomi tregon se në Kosovë ishte ardhë nga Itali si gazetar italian dhe kjo bëri që ai të shpëtoj e mos të vritet.

Postimi i Nehat Gecit:

Të dashur miq,

Ky është Arjan Konomi, një gazetar nga Shqipëria, i cili gjatë kohës së luftës ka vizituar edhe Drenicën.

Ai rrëfen momente shuam interesante, kur ishte strehuar në familjen tonë. Ai tregon se është strehuar në Familjen Geci në Llaushë.

Ai Kosovën e kishe vizituar nga Italia ku tregon qartë që ishte i lidhur me ta.

Pasi kishte kaluar në shtëpinë tonë, Arjan Konomi, ku edhe tregon vet ku shpëtoi nga gjuajtja e serbëve, vazhdon rrugëtimin e tij në Rezallë.

Arjani tutje është shprehur se për qëndrimin në Kosovë, dhe vizitën në familjen e shtatë vëllezërve Geci në Llaushë duhet të tregohet me një libër të tërë, pasi që ka shumë për të thënë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat