Deputetja shqiptare në Kroaci: Numri i viktimave si pasojë e tërmetit është në rritje

Lajme

Deputetja shqiptare në Kroaci: Numri i viktimave si pasojë e tërmetit është në rritje

Më: 29 dhjetor 2020 Në ora: 18:29
Pamje nga vendi i ngjarjes

Deputetja e vetme shqiptare në Kuvendin e Kroacisë, Ermina Lekaj-Përlaskaj, ka thënë se tërmeti i sotëm prej 6.2 shkallësh ka shkatërruar gati tërësisht qendrën e Petrinjës.

“Këtë herë tërmeti ka qenë 30 herë më i fuqishëm se para shtatë muajve. Janë një mijë objekte e shtëpi të shkatërruara. Shumë njerëz kanë mbetur pa kulm mbi kokë. Numri i viktimave është në rritje”, është shprehur ajo.

Përlaskaj ka thënë se nga informacionet që ka deri më tani nuk ka shqiptarë të lënduar.

“Është një numër i madh i shqiptarëve që jetojmë në Kroaci. Numri më i madh në Zagreb por edhe në Petrinjë dhe Sisak. Kam kontaktuar me disa prej tyre. Shtëpitë e disave janë të dëmtuara, por nuk ka të lënduar ndër shqiptarë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat