“Gjykata Speciale do të jetë ankth”, familja e Haki Imerit ka një mesazh për vrasësit...

Lajme

“Gjykata Speciale do të jetë ankth”, familja e Haki Imerit ka një mesazh për vrasësit...

Nga: N.Sh Më: 31 dhjetor 2020 Në ora: 09:34
Haki Imeri

Familja e Haki Imerit, përmes një postimi në Facebook, ka bërë një mesazh për të gjithë ata që kanë dhënë urdhra dhe kanë vra shqiptarë.

Familja Imeri thotë se ky vit do të jetë ankth për ta nga Gjykata Speciale.

Ata thonë se viti 2021 do të jetë vit i shpresës dhe lumturisë.

Postimi i plotë:

U urojmë shqiptarëve një vit të ri e të lumtur viti i Covdit dhe Trumpit shkoj, Epoka filloj.

-i urojmë suksese të mëtutjeshme vitin e ardhshëm Gjykatës Speciale, e kuptojmë që për shumë kë që ka dhënë urdhër të vriten shqiptarët qebesa edhe kanë marrë pjesë në vrasje Gjykata Speciale do të jetë një ankth i përditshëm... në 20 vitet e ardhshme

- i  urojmë suksese fituesit të zgjedhjeve të reja dhe u dëshirojmë reflektim dhe këndellje humbësve ...

-viti 2021 është viti i shpresës dhe i lumturisë, sepse dy çështjet me më rëndesi u zgjodhën  rënia e Marionetës së Kremlinit nga Shtëpia e Bradhë dhe zbulimi i vaksinës se Covid 19 ishin shqetësimet kryesore për mbarë njerëzimin .

Urime Joe Biden Presidenca dhe paq këmben e mbarë në Shtëpinë e Bardhë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat