Pas familjes së Veselit, Hoxhaj viziton edhe familjen e Thaçit

Lajme

Pas familjes së Veselit, Hoxhaj viziton edhe familjen e Thaçit

Nga: A.Morina Më: 31 dhjetor 2020 Në ora: 19:35
Enver Hoxhaj

Pas vizitës në familjen e Kadri Veselit, kandidati për kryeministër nga PDK, Enver Hoxhaj, ka vizituar edhe familjen e ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi. 

Përmes një statusi në Facebook, Hoxhaj e falënderoi babain e Thaçit, Haxhiun për gjithçka që i ka dhënë Kosovës.

"Në një bashkëbisedim të ndjerë dhe krejt personal sonte me të, e falënderova nga zemra për gjithçka që i ka dhënë Kosovës. Rrnofsh sa malet baca Haxhi. Kosova është me ty në këto orë të liga!", deklaroi Hoxhaj, përcjell "Bota sot".

Postimi i plotë

Figurat e mëdha si Hashim Thaçi edukohen dhe ngriten vetëm nga burra atdhetar. I tillë është Haxhi Thaçi, babai i presidentit Hashim Thaçi. Në një bashkëbisedim të ndjerë dhe krejt personal sonte me të, e falënderova nga zemra për gjithçka që i ka dhënë Kosovës. Rrnofsh sa malet baca Haxhi. Kosova është me ty në këto orë të liga!

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat