Abelard Tahiri viziton djalin e Thaçit në natën e Vitit të Ri

Lajme

Abelard Tahiri viziton djalin e Thaçit në natën e Vitit të Ri

Më: 31 dhjetor 2020 Në ora: 22:49
Abelard Tahiri dhe Endrit Thaçi

Ish-ministri i Drejtësisë dhe deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri është takuar në natën e ndërrimit të moteve me Endrit Thaçin, të birin e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Deputeti Tahiri ka vendosur që disa momente të natës së ndërrimit të moteve t’i kalojë së bashku me djalin e ish-liderit të PDK-së.

Aktualisht, ish-presidenti i vendit po qëndron në objektin e paraburgimit në Hagë, ku po akuzohet për krime lufte. 

Ndërsa, babin e Thaçit sot e kishte vizituar kreu i PDK-së, Enver Hoxhaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat