Vajza e Jakup Krasniqit me një postim prekës në ditën e lindjes së tij

Lajme

Vajza e Jakup Krasniqit me një postim prekës në ditën e lindjes së tij

Më: 1 janar 2021 Në ora: 12:50
Gresa dhe Jakup Krasniqi

Në 70-vjetorin e lindjes së ish-zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqi, vajza e tij Gresë Krasniqi ka uruar atë.

Në llogarinë e saj në “Facebook” ajo ka falënderuar atë për lirinë që Kosova gëzon sot.

“Në ditëlindjen tënde të 70 po i dhuron Kosovës edhe një herë shumëçka nga vetja. Babi, në 70-vjetorin e lindjës duam të të falenderojmë për lirinë që sot gëzojmë. Urime ditëlindjen Babi, rrofsh sa malet e Shqipërise”, ka shkruar ajo.

Postimi i saj i plotë:

Babi në ditëlindjen tënde të 70 gjendesh larg, por të ndjejm kaq afer në gjithçka që na rrethon. Ne dhomën e ndejës ndjejm zërin tënd, ndjejm perqafimet tua që shumë herë na mungojnë. Ndjejm hapat tu të lehtë kur ecje nepër shtëpi. Ndjejm dashurinë tënde, ndjejm ndjenjen e lumturis që perçoje sa her ktheheshe nga puna. Ndjejm buzeqëshjen tënde të lehtë dhe kjo na mbanë të fort.

Në ditëlindjen tënde të 70 po i dhuron Kosovës edhe njëherë shumëçka nga vetja.

Babi, në 70 vjetorin e lindjës duam të falenderojm për lirinë që sot gëzojm. Urime ditëlindjen Babi rrofsh sa malet e Shqipërise Familjarë, miq dhe të dashur Shqiptarë gëzuar vitin e ri

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat