Dialogu Beograd-Prishtinë – a do të ringjallen bisedimet këtë vit?

Lajme

Dialogu Beograd-Prishtinë – a do të ringjallen bisedimet këtë vit?

Nga: F.B Më: 4 janar 2021 Në ora: 10:12
Dialogu Kosovë-Serbi, foto arkiv

Ringjallja e dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës dhe vrapimi i Evropës dhe Amerikës për ndërmjetësim, e kanë përshkruar vitin që shkoi në fushën e bisedimeve për çështjen e Kosovës. Analistët vlerësojnë se u lëshua një vit dhe me gjasë e tillë mund të jetë edhe ky që kemi hyrë, sepse Prishtina do të zgjedh qeverinë e re, shkruan “ RTS”, transmeton “Bota Sot”.

Dialogu klinikisht që ishte shpallur i vdekur, e ringjalli ndryshimi i pushtetit në Prishtinë. Me të ardhur në detyrë kryeministri i Kosovës Hoti në qershor solli vendimin që ishte pritur 20 muaj për heqjen e taksave në mallrat serbe.

Me atë vendim i hoqën pengesat e vazhdimit të dialogut dhe pas vizitës së ndërmjetësuesit evropian Lajçak, të dy palët erdhën në tavolinën e bisedimeve në Bruksel.

Dushan Prorokoviç nga Instituti për politikë dhe ekonomi ndërkombëtare vlerëson se bisedimet u ringjallën falë iniciativës së Trumpit e jo të Lajçakut.

"Është e qartë, Trump kishte nevojë dhe dëshirë të bëjë diçka në bisedimeve para zgjedhjeve amerikane”, tha Prorokoviç.

Fisnik Halimi, analisti nga Prishtina shprehet se ai dialog ka kohë “që ka vdekur”. Prishtina dhe Beogradi do të ulen sërish në tavolinën e bisedimeve me ndërmjetësimin e Uashingtonit e Moskës me gjasë dhe Brukselit dhe vetëm atëherë mund të pritet përparim, mendon ai.

Përparimin, Beogradi e mat përmes Asociacionit të komunave serbe, që deri në fund të 2020 BE nuk ia doli ta vendos në rend dite.

Shpesh bisedimet janë udhëheq në nivelin teknik dhe sipas analistëve serb me obstruksionin e herëpashershëm të Prishtinës.

Prorokoviç mendon se nga njëra anë edhe Prishtina, edhe Bruksel duke falënderuar qëndrimin zyrtar të Berlinit, e shohin Asociacionin si kompensim të pranojë pavarësinë e Kosovës, përderisa Beogradi e sheh si përmbushje të marrëveshjes së Brukselit dhe nuk sheh marrëveshje tjetër apo marrëveshje përfundimtare.

"Kështu që jemi në situatë të keqe, mund të bisedohet në gjëra teknike, por nuk shoh lëshime të tjera nga Serbia”, tha Prorokoviç.

Cilat janë hapat e administratës së re të ShBA-ve

Por shtrohet pyetja çka do të bëjë administrata e re amerikane lidhur me marrëveshjen e Uashingtonit që kanë nënshkruar dy palët me presidentin në largim Trump?

Halimi vlerëson se ndryshimi i pushtetit nuk do të thotë asgjë. "Shtetet serioze nuk e ndryshojnë politikën secilën ditë. Jam i bindur se ajo që është nënshkruar në bisedimet në Amerikë do të përmbushet” ", thotë Halimi.

Çka kanë sjell marrëveshjet e nënshkruara

Një varg i obligimeve që janë marrë në vitin 2013 në fushën energjetikës.

U parashikua themelimi i kompanive "Elektrosever" dhe "EPS Tregtia”, që do furnizonin me rrymë katër komunat në veri.

Një kompani punon pa licencë, tjetra ende nuk është themeluar, në ndërkohë Prishtina ka braktis sistemin energjetik me Serbinë dhe iu ka bashkuar sistemin shqiptar, ndërsa Beogradi ka ndaluar dërgimin e rrymës në Kosovë.

Halimi mendon se nuk do të ketë kjo ndonjë problem

Prorokoviç thotë se pas disa marrëveshjeve të nënshkruara që nga bashkëpunimi ushtarak deri të energjia elektrike ka një bashkim të hapësirës shqiptare etnike në Ballkan.

"Kjo është krijimi funksional i sistemit shqiptaro-madh. Natyrisht askush në Prishtinë, as në Tiranë nuk do ta quajnë ashtu dhe Brukseli do lajë duart, por kjo po ndodhë në praktikë“, tha Prorokoviç.

Pritet ndërmjetësuesi i ri amerikan

Praktika ka treguar se në vitet kur ka zgjedhje nuk mund të ketë rezultate të mëdha.

Përderisa pritet qeveria e re e Kosovës, pritet edhe ndërmjetësuesi i administratës së re amerikane për dialog.

Në lojë është Medlin Ollbrajt, ish-sekretarja shtetërore e njohur për qëndrimet kundër serbëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat