Albin Kurti e mund Hashim Thaçin edhe në Facebook, por kush po i bën konkurencë?

Lajme

Albin Kurti e mund Hashim Thaçin edhe në Facebook, por kush po i bën konkurencë?

Më: 4 janar 2021 Në ora: 13:08
Albin Kurti, Hashim Thaçi

Viti 2020 ishte padyshim një vit i vështirë për të gjithë, por edhe me jo pak zhvillime interesante në Kosovë.

Dardha Solutions ka vendosur të publikojë renditjen e faqeve të politikanëve të Kosovës në Facebook sipas aktivitetit për vitin 2020, bazuar në të dhënat e CrowdTangle – platofmra më e njohur për matje të aktivitetit të faqeve në rrjetet sociale, pronë e Facebook.

Në këtë renditje vërejmë se Albin Kurti është i pari për nga aktiviteti në këtë periudhë dhe për nga numri i pëlqimeve që i janë shtuar gjatë vitit 2020, ndërsa i dyti për nga numri total i pëlqimeve.

Ai pasohet nga Behgjet Pacolli, që është i dyti për nga aktiviteti, por i pari për nga numri total i pëlqimeve.

Pas tij janë Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj, Vjosa Osmani, Avdullah Hoti, Kadri Veseli, Isa Mustafa, Shpend Ahmeti, Enver Hoxhaj dhe Dardan Molliqaj.

Në këtë listë janë përfshirë liderët e partive, kandidatët për kryeministër dhe kryetari i Prishtinës. Në këtë listë mungon Fatmir Limaj pasi ai nuk ka faqe zyrtare në Facebook.

Shfletoni albumin dhe fotot e secilit veç e veç për të kuptuar detaje për secilin politikan në këtë renditje.

Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat