Selakoviç: Duhet të ndërtojmë partneritet me bashkësinë ndërkombëtare - promotor i kësaj ministria e jashtme

Lajme

Selakoviç: Duhet të ndërtojmë partneritet me bashkësinë ndërkombëtare - promotor i kësaj ministria e jashtme

Nga: F.B Më: 5 janar 2021 Në ora: 11:07
Nikola Selakoviç

Synimet konstante të politikës së jashtme të Serbisë janë ruajtja e paqes dhe stabilitetit në regjion, dialogu për Kosovën dhe zhvillimi i raporteve regjionale ka thënë ministri i jashtëm i Serbisë Nikola Selakoviç, transmetojnë “Informer” dhe “Bota Sot”.

Sipas tij prioritet i Serbisë duhet të jetë diplomacia ekonomike dhe bashkëkombësit kudo që ndodhen.

Këtë Selakoviç e tha në TV Pink ku foli për punën në ministrinë që drejton dhe synimet që ka ajo në kujdesin dhe mbrojtjen e bashkëkombësve në regjion dhe diasporë dhe diplomacinë ekonomike.

Ai ka nënvizuar se viteve të fundit Serbia në aspektin ekonomik është “shëruar” dhe ka ndryshuar fytyrën e saj ekonomike.

“Na mungon diplomacia ekonomike dhe me te duhet të merremi më shumë. Kemi me çka të tregtojmë dhe çfarë të shesim. Kemi 103 përfaqësi diplomatike në vende të botës dhe ministria së bashku me to duhet të jenë promotorët kryesor të Serbisë” tha ai.

Aktualisht kemi 32 vende të zbalta për përfaqësuesit diplomatik dhe po ashtu edhe tri pozita drejtuese në qendrat kulturore jashtë vendit.

Lidhur me miqtë që ka Serbia, ai theksoi se duke falënderuar politikës së mençur edhe vizionare, vendi ynë ka kujt të i drejtohet, kur është në situatë të jashtëzakonshme dhe kur i duhet ndihma, por tash edhe Serbia mund të ndihmojë që një kohë të gjatë nuk kishte mundësi.

Selakoviç përmendi miqësinë tradicionale me Rusinë dhe Kinën dhe shtete e kontinentit afrikan dhe botës arabe si dhe vendet mike evropiane Qipro e Hungarinë.

“Ne duhet të përpiqemi të ndërtojmë partneritet serioz me bashkësinë ndërkombëtare” tha ai duke shtuar se Serbia synon që këtë ta bëjë edhe me vende të perëndimit duke potencuar raportin me ShBA në të cilën po punon Gjuriq” tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat