PDK, LVV dhe AAK bëhen bashkë

Lajme

PDK, LVV dhe AAK bëhen bashkë

Nga: M.H Më: 6 janar 2021 Në ora: 10:59
Foto ilustrim

Gjatë ditës së sotme përmes rrjetit social instagram deputetja nga radhët e PDK-së, Blerta Deliu- Kodra ka postuar një foto nga vrapimi në Gërmi.

Së bashku me Deliun ishte edhe deputetja nga radhët e VV-së, Mimoza Kusari-Lila dhe deputetja nga radhët e AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi.

Deliu bashkangjitur me foton ka shkruar që “sot vrapuam për vajzat dhe djemtë e FSK-së, të cilët do ta përfaqësojnë Kosovën në misionë paqeruajtese”, transmeton “Bota sot”.

Image

Gjithashtu në foto shkruan që të tri deputetet janë të motivuara dhe me plotë vullnet.

Vlen të shtojmë që jemi afër zgjedhjeve në vend dhe se koaliconet parazgjedhore janë një ndër temat e cila po diskutohet mjaftë shumë në vend, se kush me kënd do të formojë koalicone.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat