Familja e Haki Imerit: Ja koalicioni që e liron shtetin nga mafia politike – përmendin Vjosën dhe Albinin

Lajme

Familja e Haki Imerit: Ja koalicioni që e liron shtetin nga mafia politike – përmendin Vjosën dhe Albinin

Nga: N.Sh. Më: 8 janar 2021 Në ora: 09:07
Albin Kurti dhe Vjosa Osmani

Familja e veprimtarit të vrarë të LDK-së, Haki Imerit, kohën e fundit po e përkrahin një koalicion të Lëvizjes Vetëvendosje me Vjosa Osmanin.

Familja Imeri përmes një postimi në Facebook, thotë se ky koalicion është i rëndësishëm pasi që do të jetë bashkim për fitore dhe ndryshim.

Sipas tyre, shteti do të lirohet nga mafia politike.

Postimi i plotë:

Një koalicion parazgjedhor është tepër i rëndesishëm që të bëhet koalicioni Vjosa-Albini. Ky koalicion do të jetë bashkimi për fitore dhe ndryshim.

Qytetarët presin një fitore të koalicionit të politikanëve të pakorruptuar e të pakriminalizuar Vjosa Albini. Të bashkuar me lehtë bëhet ndryshimi.

Përrallat monotone i majt e i djathtë nuk kanë me rëndesi në shek e 21 e posaqërisht te shqiptarët. Janë relikte primitive që i takojne së kaluarës.

Në Gjermani dhe shumë vende të tjera perendimore qeverisin bashkë dhe ashtu ecet përpara. Në SHBA fituan demokratët dhe janë demokratët që na kanë çliruar. Pra bëhuni bashkë dhe bëni ndryshimin e çkapne shtetin nga mafia politike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat