Sondazh interesant: Rreth 37% e qyetarëve të Kosovës, mendojnë se zgjedhja e Biden si president i SHBA-ve do të ndikoj në zgjedhjet e 14 shkurtit

Lajme

Sondazh interesant: Rreth 37% e qyetarëve të Kosovës, mendojnë se zgjedhja e Biden si president i SHBA-ve do të ndikoj në zgjedhjet e 14 shkurtit

Më: 8 janar 2021 Në ora: 10:03
Joe Biden

Pyper, si platformë e specializuar për matjen e opinionit publik, në bashkëpunim me emisionin “Debat Plus”, ka organizuar sondazhin e radhës.

Në këtë sondazh qytetarët janë pyetur në lidhje me procesin zgjedhor që do të mbahet në 14 shkurt.

Mbi gjysma e qytetarëve (57%) nuk mendojnë se data 14 shkurt favorizon ndonjë parti politike në zgjedhje. 20% mendojnë se kjo datë favorizon subjekte të caktuara derisa 22% nuk kanë mendim.

52% e pjesëmarrësve në sondazh mendojnë se iniciativa e Vjosa Osmanit ka kohë që të përgatitet për zgjedhjet e 14 shkurtit. 27% mendojnë se nuk ka kohë derisa pjesa tjetër nuk kanë mendim.

Rreth 50% e respodentëve mendojnë se rrëzimi i Qeverisë Hoti do të ketë shumë efekt edhe në rezultatin e LDK-së në zgjedhje. 18% se rrëzimi i Qeverisë Hoti do të ketë deri diku efekt edhe në rezultatin e LDK-së në zgjedhje.

Rreth 16% mendojnë se do të ketë pak apo aspek efekt në rezultatin e LDK-së, rrëzimi i Qeverisë Hoti, derisa 16% nuk kanë opinion.

40% e qytetarëve mendojnë se zgjedhja e Bidenit si president në SHBA nuk do të ndikojë në rezultatin e zgjedhjeve në Kosovë. 37% mendojnë se zgjedhja e Bidenit do të ketë efekt edhe në zgjedhjet e 14 shkurtit derisa 23% e tyre nuk kanë mendim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat