Kur do t’i marrin nga 900 euro punëtorët në Kosovë që humben vendet e punës?

Lajme

Kur do t’i marrin nga 900 euro punëtorët në Kosovë që humben vendet e punës?

Më: 8 janar 2021 Në ora: 14:48
Foto ilustrim

Rreth 40 mijë punëtorë që kanë humbur punën përgjatë pandemisë janë në pritje të 900 eurove nga Ministria e Financave.

Edhe pse Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike është votuar, këto mjete ende nuk kanë kaluar në llogari të këtyre punëtorëve.

Nga Ministria e Financave po thonë se Qeveria nuk ka lëshuar vendim që i kërkon MF’së ndarjen e këtyre mjeteve.

Janë bërë një muaj që nga miratimi i Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike. Me aprovimin e këtij Ligji i është hapur rruga ndarjes së 300 eurove për tre muaj për punëtorët e sektorit privat që e kanë humbur vendin e punës përgjatë periudhës së pandemisë. Por, një gjë e tillë nuk ka ndodhur ende. Edhe pse për implementimin e kësaj mase u tha se është i nevojshëm miratimi i Ligjit të Buxhetit për vitin 2021, nga Ministria e Financave po thonë se këto mjete nuk janë përfshirë në këtë Ligj, i cili u votua me 28 dhjetor.

Agim Krasniqi zëvendësministër i Financave ka thëne se mjetet që janë ndarë për Pakon për Rimëkëmbje Ekonomike nuk janë përfshirë në Ligjin për Buxhetin.

Kësisoj sipas tij në këtë Ligj nuk janë përfshirë as 2 milionë euro që sipas Pakos, pritet tu ndahen punëtorëve të sektorit privat që kanë mbetur të papunë gjatë pandemisë.

“Ne Ligj të Buxhetit programi për Rimëkëmbje ka mbetur ashtu siç është dërguar nga Qeveria në fillim. Aty është shtuar vetëm një pozicion, ai i vaksinës ora 40 milionë. Të gjitha pozicionet e tjera janë siç kanë qenë në Qeveri. Është proklamuar ndarja e 300 eurove për tre muaj për punëtorët e sektorit privat që kanë mbetur të papunë. Këto mjete fare nuk janë përfshirë në Ligjin për Buxhetin”, ka thënë ai.

Sipas Krasniqit ndarjen e këtyre mjeteve, Ministria e Financave mund ta bëj vetëm me vendime të veçanta të Qeverisë.

“Ndarja e këtyre mjeteve mund të bëhet vetëm me lëshimin e disa vendimeve të Qeverisë, se sa do të shkojnë për bizneset e sa për punëtorët. Pra deklarimet se 2 milionë euro do të ndahen për punëtorët që kanë mbetur pa punë nuk janë në kuadër të Buxhetit. Ndarja e tyre mund të bëhet vetëm me vendime të veçanta”, ka thënë ai

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat