Publikohen pamjet e luftimeve të UÇK-së dhe forcave serbe

Lajme

Publikohen pamjet e luftimeve të UÇK-së dhe forcave serbe

Nga: N.Sh Më: 11 janar 2021 Në ora: 19:12
Pamje nga video

Betejat më të ashpra ndërmjet forcave serbe dhe atyre të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovë, janë bërë në Drenice dhe në Dukagjin.

Kësaj radhe, një video e publikuar në youtube dhe në rrjetet sociale shihen pamjet rralla nga lufta e fundit në Kosovë.

Këto pamje të kësaj beteje u zhvilluan në Drenicë.

E tillë është edhe videoja e mëposhtme, në të cilën me pamje të rralla përshkruhen dyluftimet e ashpra që u zhvilluan mes Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave serbe, në fshatrat e Drenicës, më 23 mars të vitit 1999, shkruan “Bota sot”.

Luftëra dhe beteja të tilla gjatë luftës në Kosovë kishte në secilën pjesë të Kosovë, ku Ushtria Çlirimtare e Kosovës luftonte ballë për ballë me armikun serbë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat