Genc Prelvukaj: Aktivizimi i këngëtarëve në politikë mund të jetë i dobishëm

Lajme

Genc Prelvukaj: Aktivizimi i këngëtarëve në politikë mund të jetë i dobishëm

Më: 13 janar 2021 Në ora: 14:50
Genc Prelvukaj

Genc Prelvukaj është njëri nga artistët më të pëlqyer në tregun tonë muzikor.

Reperi shqiptar së fundmi ka bërë një sqarim kur flet për artistët dhe aderimin e tyre në politikë.

Genc Prelvukaj shprehet se aktivizimit i artistëve në politikë mund të jetë i dobishëm dhe ne nuk guxojmë të jemi paragjykues.

“Inkuadrimi i figurave të njohura të artit në politikë nuk është zbulim i shoqërisë tonë. Kemi shumë shembuj nga vendet e zhvilluara, me demokraci dhe kulturë shtetërore të përparuar, ku figura të njohura publike nga lëmi të ndryshme artistike, kanë drejtuar suksesshëm shtete dhe procese politike. Arti nuk është mangësi, edukimi po. Në këtë kategori ka individë që paralelisht punës kreative, kanë studiuar dhe ngritur në shkencë. Ka aktorë por që kanë kryer njëkohësisht edhe juridikun, kemi këngëtarë por që kanë mbaruar studimet për arkitekturën, komunikimin masiv, sociologjinë, marrëdhëniet ndërkombëtare, ekonominë, historinë, medicinën, psikologjinë, etj. Ka prej tyre që mund të kenë tituj të lartë shkencor përveç studimeve bazike”, ka thënë Prelvukaj.

Ai thotë se aktivizimi i tyre në politikë mund të jete i dobishëm dhe ndaj kësaj kategorie nuk guxojmë të jemi paragjykues.

“Mirëpo nëse inkuadrohen dhe pozicionohen lartë në struktura njerëz qe përveç dhuntisë artistike, nuk kanë shkollim të saktë, atëherë kjo mund të jetë e rrezikshme për shoqërinë dhe nuk do duhej të rritej si dukuri”, u shpreh këngëtari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat