Kjo është infermierja që publikoi fotografi me nënën e presidentit Thaçi, të shtrirë në spital

Lajme

Kjo është infermierja që publikoi fotografi me nënën e presidentit Thaçi, të shtrirë në spital

Nga: N.Sh Më: 13 janar 2021 Në ora: 15:11
Emina Zeqiri

Infermierja që publikoi fotografinë me nënën e presidentit Hashim Thaçi, akuzon mediat për shpifje dhe paralajmëron padi.

Emina Zeqiri ka sqaruar se pse e ka publikuar fotografinë.

Ajo përmes një postimi në Facebook, thotëse, i ka treguar nënës së Thaçit admirimin që e ka për familjen e tyre.

Sipas saj, fotografia u bë pasi nëna e Thaçit ishte dakord që të publikohet.

Ajo tutje thotë se nuk do të ndalet derisa të kërkojnë falje portalet që shkruan gjatë ditës së sotme.

Reagimi i plotë i saj:

Të nderuar miq dhe ju familjar, dje kam pasur nderin që të fotografohem me nënën e ish Presidentit Hashim Thaçi, ku i tregova për admirimin tim për familjen  Thaçi, dhe shpreha dëshiren që ta bëjmë një fotografi së bashku, nëna e ish Presidentit ishte dakord dhe me leje të saj e postova me shumë gëzim për këtë mundësi, por i gjithë entuziazmi im sot mu rrënua pasi që disa portale tona të cilat pa pikë ndërgjegje dhe pa pikë turpi dhe pa lejen time, morën foton dhe e shpërndanë nëpër portale të tyre duke shkruar tituje të tmershëm dhe të rrejshëm lidhur me këtë fotografi.

Andaj isha e detyruar që të ju informoj se secilin nga ato portale do ta padis në Gjykatë dhe nuk do të ndalem deri sa të kerkojnë falje publike dhe ti tërheqin ato shpifje ndaj meje dhe ndaj nënës se z. Thaçit.

E tmershme është kjo çka është duke ndodhur vetëm per disa klikime të shkatërohet jeta dhe karriera e dikujt dhe të njolloset një person, por unë nuk do të ndalem gjersa e vërteta të del.

Me respekt Emina Zeqiri

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat