Përmbyset situata, tani gratë janë më të rrezikuara nga koronavirusi

Lajme

Përmbyset situata, tani gratë janë më të rrezikuara nga koronavirusi

Më: 14 janar 2021 Në ora: 06:46
Statistikat

Pse vdesin më shumë gra nga Covidi tani sesa në valën e parë të pandemisë? Ekspertët po përpiqen të zgjidhin misterin duke theksuar se kjo mund të jetë për shkak të faktit se gratë janë më të ekspozuara ndaj mutacionit të ri të gjetur në Mbretërinë e Bashkuar.

Më herët, statistikat kanë treguar se burrat ishin më të rrezikuar nga koronavirusi, duke shënuar numrin më të lartë të të vdekurve.

Ndërkohë, nga studimet rezulton se numri i të bardhëve që vdesin nga Covidi është gjithashtu më i lartë sesa më parë. Për profesorin David Strein, një pedagog në Universitetin e Exeterit, ka disa arsye hipotetike për këtë ndryshim.

Njëri prej tyre, tha për “The Sun”-in: “Le të imagjinojmë se të gjithë kemi një tolerancë të caktuar për virusin. Nëse sasia e virusit me të cilin ne kontaktojmë është mbi këtë kufi, ekspozimi kthehet në një sëmundje … Tani virusi është më ngjitës, kështu që na duhet një sasi shumë më e ulët për të infektuar, prandaj, njerëzit që “Në të kaluarën nuk kishin gjasa të sëmureshin (si gratë e reja), papritmas u bënë të prekshme“.

Ai gjithashtu paralajmëroi për një ndryshim në sjellje gjatë pandemisë, duke thënë: “Pacientët e rinj, veçanërisht gratë, janë joshur nga një ndjenjë e rreme e sigurisë… Duke dëgjuar rregullisht se është një kategori me rrezik të ulët, ato ndoshta janë më të rrezikuarat“.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat