Rritja e kërcënimeve nga Serbia, në Kosovë kërkohet ngritje e kapaciteteve mbrojtëse

Lajme

Rritja e kërcënimeve nga Serbia, në Kosovë kërkohet ngritje e kapaciteteve mbrojtëse

Më: 14 janar 2021 Në ora: 12:29
FSK

“Siguria është një fushë e ndjeshme, ndonëse është në nivel të ngritjes, them kështu duke u bazuar në sigurinë në vendete kufitare, si psh Karaçevë, ndërkohë që në FSK është një gjendje tjetër, kur ajo po mbeshtetet te ngritet gjithnjë e më shumë nga SHBA”

Kështu deklaroi Nuredin Ibishi, ekspert i Sigurisë.

Ai më tej ishte kritik në këtë segment, duke theksuar se nuk kemi bërë aq shumë në çështje për sigurinë e vendit.

Ibishi këtë argumentoi këtë duke dëshmuar kohën sa ai ishte pjesëtar i Kuvendit, kur FSK tentohej të transferohej në ushtri, me gjithë se kishte kundërshti nga Lista Serbe.

Ai foli për natyrën e punës së PK-së, që sipas tij detyra e saj është të bëjë asistencë në institucionet tjera psh. sanitare etj.

“PK duhet ta ketë rolin e vetë që i takon, në ruajtejn e sigruisë, por fatmirësishtë në krye të policisë kemi menaxhment të aftë”, deklaroi Ibishi.

Tutje Ibishi foli për provokimet nga ana e Serbisë, ku ai shtoi se ne duhet të jemi të kujdesshëm që të mos biem në grackë.

“Ndonëse nuk duhet neglizhuar kërcënimet serbe, se ata shpesh çojnë mesazhe kërcënuese, megjithatë nuk guxojnë të veprojnë ashtu, sepse KFOR-i është këtu”, theksoi ai.

Ai më tutje shtoi se Serbia luan me shumë karta, sa me BE-në, sa me Rusinë, prej nga armatoset, që duhet konsideruar si një provokim serioz për sigurinë në rajon.

“Rusia duke pasur zyrën ushtarake në Beograd, si dhe Qendrën Hummanitare në Nish, nënkupton ndikimin e saj në Serbi, ndaj këto mund të merren si kërcënim jo vetëm ndaj Kosovës, por edhe ndaj rajonit në tërësi”.

“Rusia në interesat e saj gjeostrategjik insiston të financojë Serbinë ushtarakisht dhe jo vetëm, vetëm që ta destabilizojë rajonin”.

Ibishi kritikoi politikën vendore që nuk është angazhuar sa duhet në çështjen e sigurisë në vend, në mbështetjen e saj, në aspektin financiar, përkundër asaj që bën Serbia.

Ai bëri thirrje institucioneve vendore që të shtojjnë investimet në fushën e sigurisë dhe të kenë mbikqyrje të vazhdueshme.

“Duhet të jemi të gatshëm të antarësohemi edhe në NATO.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat