Palmer: Ballkani do të ketë vëmendjen e administratës së re amerikane

Lajme

Palmer: Ballkani do të ketë vëmendjen e administratës së re amerikane

Nga: F. B Më: 14 janar 2021 Në ora: 18:09
Mathew Palmer

I dërguari special i sekretarit amerikan të Shtetit për Ballkanin Mathew Palmer ka deklaruar se është me rëndësi që të gjithë në regjion të shohin përpara dhe Ballkani do të ketë vëmendjen e administratës së re amerikane në normalizimin e mëtutjeshëm të raporteve dhe rrugën evropiane të regjionit, shkruan “Nova.rs” transmeton “Bota Sot”.

Kur flitet për çështjen e integrimit të Ballkanit dhe raportin e BE ndaj kësaj pjese si dhe bashkëpunimin mes Brukselit edhe Uashingtonit, diplomati amerikan me përvojë ka thënë se është me rëndësi që BE të gjejë mënyrën që të mbajë konferencë ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore dhe do donte të shihte normalizimin e plotë të raporteve mes Beogradit edhe Prishtinës, transmeton “Kosovo-online”.

“Duam që përmes dialogut të arrihet marrëveshja për normalizimin e plotë të raporteve mes palëve, po ashtu mbështesim Lajçakun dhe përpjekjet ne BeH” tha Palmer.

Ai konstatoi se për shkak të këtij raporti për disa amerikanët janë popull pa histori dhe shtoi se ShBA janë të kthyera përherë kah ardhmëria dhe ashtu shohin çka është më e mira për regjionin.

“Ka një citat që kam mësuar nga ish-ministri i jashtëm grek Kocijas, që ka thënë se historia duhet të jetë shkollë e jo burg. Besoj se ka një pajtim zë gjerë rreth ardhmërisë evropiane të regjionit të Ballkanit” tha Palmer.

Është me rëndësi që të gjithë në regjion të shohin përpara dhe të jenë të orientuar në hapësira primare ku mund të krijohen kushte më të mira për jetë dhe që të shohin në këtë rrugë Amerika është një partner stabil edhe i fuqishëm.

“Jam i bindur se Ballkani do të ketë vëmendje të qeverisë amerikane, jo vetëm nga unë por edhe nga administrata e gjerë. Besoj se mund të bëjmë një punë shumë të mirë në Ballkan” tha ai.

Palmer ka fol për librin e vetë “Ujku i Sarajevës” në të cilën sqaron sa e pranishme është historia në politikën e Ballkanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat