Këta janë viktimat nga Kosova që u aksidentuan tragjikisht në Rrugën e Kombit

Lajme

Këta janë viktimat nga Kosova që u aksidentuan tragjikisht në Rrugën e Kombit

Më: 14 janar 2021 Në ora: 20:03
Aksidenti

Janë publikuar emrat e viktimave të aksidentit tragjik në Rrugën e Kombit. Katër anëtarë të familjes Avdiaj nga Kosova kanë humbur jetën nga përplasja fatale e makinës së tyre me një kamion, që drejtohej po ashtu nga një shtetas nga Kosova.

Viktima të aksidentit kanë mbetur prindërit Blerim Avdiaj, 51 vjeç dhe Anjeza Avdiaj, 34 vjeç.

Nga aksidenti kanë humbur jetën edhe fëmijët e tyre Medina Avdiaj, 6 vjeç dhe Klejdi Avdiaj, 11 vjeç.

E plagosur rëndë ka mbetur Violeta Avdiaj, 3 vjeç. Ajo është dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Prindërit kanë humbur jetën në vend, kurse dy fëmijët ndërruan jetë në Spitalin e Rrëshenit. Shkak për aksidentin mendohet se është bërë shpejtësia dhe një parakalim i gabuar.

Familja ishte rezidente në Zvicër, ndërsa ishin nisur nga Kosova drejt Shqipërisë, ndërsa të dyja mjetet e përfshira në aksident ishin me targa të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat