“Selia e LDK-së e djegur gjatë luftës”, Astrit Haraqija lajmërohet me dy foto

Lajme

“Selia e LDK-së e djegur gjatë luftës”, Astrit Haraqija lajmërohet me dy foto

Më: 14 janar 2021 Në ora: 23:44
Selia e LDK-së e djegur gjatë luftës

Ish ministri i LDK-së, Astrit Haraqija ka publikuar dy fotografi të selisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, para dhe pas luftës.

Përmes një postimi në Facebook Haraqija ka paraqitur pamjen e selisë së LDK-së e cila ishte djegur gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Këtë postim Haraqija e ka bërë një muaj para se vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Zgjedhjet e parakohshme do të mbahen me datë 14 shkurt, derisa tashmë ka filluar edhe aplikimi i diasporës për t’u përfshirë në procesin zgjedhor që rrodhi si pasojë e rrëzimit të Avdullah Hotit nga pushteti pas Aktgjykimit të Kushtetueses për votën e Etem Arifit.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat