Miliç: Pasardhësi i Merkel nuk do të ketë ndikim me rëndësi në zgjidhjen e çështjes së Kosovës

Lajme

Miliç: Pasardhësi i Merkel nuk do të ketë ndikim me rëndësi në zgjidhjen e çështjes së Kosovës

Nga: F. B. Më: 15 janar 2021 Në ora: 13:46
Merkel

Në kongresin e Unionit Kristian – Demokrat “(CDU) me 16 janar do të zgjidhet kreu i subjektit më të madh gjerman dhe nga ai që zgjidhet do të varet shumë  përgjigja në pyetjen në cilin drejtim do të vazhdojë Gjermania pas tërheqjes së paralajmëruar të Angela Merkel, që do të shprehet edhe në fatin e mëtejmë të zgjidhjes së çështjes së Kosovës, shkruan “Kosovo-online” transmeton “Bota Sot”.

Roli i Gjermanisë në Bashkimin Evropian është kyç, andaj nuk habit fakti se të gjithë me padurim dhe kureshtje presin epilogun e luftës për “pushtet” në partinë kryesore gjermane në disa dekadat e fundit.

Kjo për faktin se çështja kyçe në Evropë sivjet do të jenë zgjidhjet parlamentare në Gjermani që mbahen me 5 shtator me çka merr fund edhe era e dominimi të kancelares gjermane Angel Merkel, e cila për plot 15 vite ishte kancelare dhe politikania më me ndikim në Evropë.

Politologu Dimitrije Miliç ka thënë se kur flitet për Gjermaninë e pasluftës, mundemi lirisht të themi- Unioni Kristian-Demokrat. Kjo parti përbën arkitektin e përtëritjes së Gjermanisë pas shkatërrimit dhe humbjes në luftën e dytë botërore.

“Liderët e kësaj partie konservative ia kanë dal të kenë sukses që nga një vend i poshtëruar në skenën ndërkombëtare të krijojnë një komb të fortë. Konrad Adenauer e ka ngrit në këmbë politikisht Gjermaninë menjëherë pas luftës shkatërrimtare, Ludvig Erhard ishte kreator i përtëritjes  ekonomike, ndërsa Helmut Kol pati sukses në përpjekjen që të bashkojë Gjermaninë si një shtet” tha Miliç.

Ndërsa sipas tij “Angela Merkel në vitin 2005 përkundër mos-besimit dhe pesimizmit të shumëkujt lidhur me gjininë dhe fuqinë e saj politike, pati sukses që të fitojë ndonëse ngushtë ndaj kancelarit të atëhershëm Shroder” tha Miliç, duke shtuar që pastaj fal vizionit dhe rritjes ekonomike e politike e solli Gjermaninë në vendin kyç të BE-së.

Po Miliç shprehet se kreu i CDU dhe rrjedhimisht edhe pasardhësi i Merkel kushdo qoftë nuk do të ketë rolin dhe ndikimin në ngjarjet evropiane, me këtë edhe në zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat