RTS: Tre vjet nga vrasja e Oliver Ivanoviç – ende nuk dihen urdhërdhënësit dhe vrasësi

Lajme

RTS: Tre vjet nga vrasja e Oliver Ivanoviç – ende nuk dihen urdhërdhënësit dhe vrasësi

Nga: F. B. Më: 16 janar 2021 Në ora: 08:57
Ivanoviq

Sot mbushen plot tre vjet nga vrasja e e liderit serb të veriut dhe Iniciativës Qytetare “Liria, demokracia, drejtësia” Oliver Ivanoviç dhe end enuk është zbardhur vrasja dhe nuk dihen urdhërdhënësit dhe kryesit e këtij krimi,m shkruan “RTS” transmeton “Bota Sot”.

Ivanoviç është vra rreth orës 8.00 të 16 janarit 2018 me gjashtë plumba në shpinë para hyrjes në selinë e partisë së tij në veri të Mitrovicës.

Ai u sjell në spitalin rajonal pa vetëdije, mjekët kanë tentuar ta reanimojnë por ai nuk përballoi plagët, ndërsa obduksioni ka dëshmuar se ishte vra me gjashtë plumba shkruan RTS.

Vrasi dhe urdhërdhënësi i këtij atentati nuk dihen ende, ndërsa Beogradi ka kumtuar se Prishtina nuk ka dashur të përgjigjet në pyetjet e organeve serbe rreth fakteve edhe hetimit.

Prokuroria në Prishtinë ka ngritur aktakuzën e re, e treta pasi Gjykata e Apelit në Prishtinë me 25 shtator pas ankesës së mbrojtjes së të akuzuarve lëndën e ktheu në fillim të procesit.

Në procesin që udhëhiqet para Gjykatës Speciale të Kosovës janë akuzuar gjashtë serb – Marko Roship, Nedeljko Spasojeviç, Silvana Arsoviç, Zharko Jovanoviç, Dragisha Markoviç, Rade Basara.

Ivanoviç ishte akuzuar për krime të luftës

Në janarin 2014 Oliver Ivanoviç së bashku me katër serb ishte arrestuar në Mitrovicë dhe ishte ngarkuar për krime lufte ndaj popullatës civile  në vitin 1999 dhe 2000.

EULEX kishte ngritur aktakuzën kundër tij në nëntorin 2014, ndërsa gjykimi pat nisur në dhjetorin e atij viti.

Ivanoviç në gusht 2015 nisi grevën e urisë për shkak të refuzimit të lirimit për mbrojtje në liri dhe pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore u vendos në spitalin rajonal në veri të Mitrovicës.

Më pas u dënua me 9 vjet burgim me 21 janar 2016 , vendim që më pas u anulua dhe në vitin 2017 u nis gjykimi i ri.

Atij në vitin 2017 iu djeg vetura në Mitrovicë, ndërsa në vitin 2005 i ishte vënë bomba në veturë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat