Vuçiq përsëri kërcënon, kësaj here për shkak të deklaratës së Haradinajt

Lajme

Vuçiq përsëri kërcënon, kësaj here për shkak të deklaratës së Haradinajt

Nga: F.B Më: 19 janar 2021 Në ora: 10:22
Aleksandar Vuçiq

Ramush Haradinaj është politikan serioz, i fuqishëm edhe i rrezikshëm ka deklaruar sot presidenti i Serbisë Vuçiq duke fol rreth ideve të përsëritshme për formimin e “Shqipërisë së Madhe” , shkruan “Blic” transmeton “Bota Sot”.

“Nëse ai zgjidhet në ndonjë funksion dhe nëse bashkëpunon me Kurtin është e qartë se ata të dy angazhohen për bashkim. Ne këtë e pranojmë si fakt politik, në çka do të guxojmë të reagojmë” tha Vuçiq.

Krijimi i “Shqipërisë së Madhe” sipas tij është kërcënim për Serbinë dhe BE-në.

Si tha ai “ ju bëni çfarë të doni – ne do të kemi përgjigje adekuate edhe të mirë”.

“Do të doja të dëgjoj më shumë reagime nga Brukseli dhe Uashingtoni dhe qendrat tjera e fuqishme botërore, sepse mos dhashë Zoti këtu dikush të thoshte diçka të tillë, mos të them do na bombardonin” tha Vuçiq.

Ai me këtë rast foli edhe rreth kërkesës nga opozita serbe për formimin e ministrisë për zgjedhje, si propozim i opozitës.

“Unë kam pritu propozimin për formimin e ministrisë së bartjes së kapelave, çka nuk kam dëgjuar. Ajo është e njohur u themelua nga Tadiç dhe Gjilas ka formuar dy të tilla pas tij...nuk mund të dëgjojë marrëzi” tha ai.

Në lidhje me kërkesën e opozitës për përmirësimin e punës së RTS, Vuçiq tha se “shërbimin publik duhet ta bëjnë profesionistët dhe jo partitë politike”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat