Rekomandohet suspendimi i tre punonjësve të Policisë së Kosovës, pas zjarrit të djeshëm në stacionin e policisë në Drenas

Lajme

Rekomandohet suspendimi i tre punonjësve të Policisë së Kosovës, pas zjarrit të djeshëm në stacionin e policisë në Drenas

Më: 19 janar 2021 Në ora: 14:12
Foto ilustrim

Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e tre punonjësve të Policisë së Kosovës.

Dy prej tyre zyrtar policor dhe një nga stafi civil i PK-së.

Rekomandimi për suspendimin e tyre erdhi pas zjarrit të djeshëm në Stacionin Policor në Drenas.

“Hetuesit e IPK-së janë njoftuar dje  për një rast zjarri në zyrën e arkivit të Stacionit policor në Drenas. Nga zyrtarët policor janë ftuar edhe ekipet e  zjarrfikësve. Zjarri është lokalizuar përderisa hetuesit e IPK-së së bashku edhe me njësitet tjera relevante kanë dalur në vendin e ngjarjes  dhe kanë bërë këqyrjen e vendit të ngjarjes duke hetuar rrethanat që karakterizojnë ngjarjen me qëllim ndriçimin e shkaqeve të zjarrit e që sipas hetimeve fillestare dyshohet se është shkaktuar nga pakujdesia”, thuhet në njoftimin e policisë.

Tutje u shtua se rekomandimi për suspendim që është bërë në interes të procedurës hetimore me dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale të “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

“Hetuesit në koordinim me prokurorinë kompetente do të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të rrethanave të këtij rasti”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat