Petkoviç reagon pas deklaratës së Ramush Haradinajt

Lajme

Petkoviç reagon pas deklaratës së Ramush Haradinajt

Nga: F. B. Më: 19 janar 2021 Në ora: 18:38
Ramush Haradinaj

Kurrë Beogradi nuk ka rënë as nuk do të bie pre e cilido kërcënim dhe provokim që vjen nga Prishtina, sikurse që nuk do përgjigjemi në masën e njëjtë, këtë e tha drejtori i zyrës së ashtuquajtur për Kosovën, Petar Petkoviç me rastin e deklaratës së Haradinajt lidhur me referendumin e bashkimit mes Kosovës edhe Shqipërisë, shkruan “B92m” transmeton “Bota sot”.

Petkoviç në kumtesën për medie theksoi se kërcënimet më të reja në krijimin e “Shqipërisë së Madhe”, nëse Serbia nuk e pranon Kosovën, janë në gjurmë të atyre sikur dikur në shpresat e kota të Haradinajt se Beogradin përmes taksave do ta detyrojë në pranimin e njohjes.

"Kemi rezistuar dhe do të rezistojmë në të gjitha kërcënimet e ardhshme dhe shantazhet sepse paqen e kemi në rend të parë” tha ai.

Sipas tij, nervozen e tregojnë ata që janë pranë zgjedhjeve dhe përmes emrit të Vuçiqit dhe politikës kundër serbëve duan të ngritin rejtingun e tyre politik.

Që nga Lidhja e Prizrenit ekziston ideja për krijimin e “Shqipërisë së Madhe” dhe në atë kuptim nuk ka nevojë që kushdo në Prishtinë të paraqitet edhe arsyetohet se në atë ide erdhi për shkak të pasivitetit të Brukselit.

Petkoviç nënvizon se as Brukseli, as Uashingtoni, as qendrat tjera nuk mund të mbeten të heshtur në “loja me armë dhe kërcënimi për krijimin e një shteti artificial të rrezikshme për paqe edhe stabilitet në Ballkan" .

"Çdo mungesë e reagimit në këso qëllime të rrezikshme duhet kuptuar si pajtim i heshtur. Për këtë shkak është e domosdoshme se BE duhet qarte të përcaktohet ndaj këtyre deklaratave të Prishtinës”.

Ai tha se Beogradi nuk i frikësohet kërcënimit të askujt dhe përherë do të dijë në mënyrën më të mirë të mbrojë interesin e popullit të vetë.

"Mirëpo, sado që dikush në Prishtinë përpiqet të detyrojë në reagimin e pamenduar, përgjigja jonë do të jetë përherë në frymën e ruajtjes së paqes dhe stabilitetit”, tha Petkoviç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat