OEK: Shtetet e Bashkuara te Amerikës do të vazhdojnë të mbeten partner i fuqishëm për sektorin privat në Kosovë

Lajme

OEK: Shtetet e Bashkuara te Amerikës do të vazhdojnë të mbeten partner i fuqishëm për sektorin privat në Kosovë

Më: 20 janar 2021 Në ora: 14:03
Pamje nga takimi

Sot në takimin e Kryetarit të Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, me drejtuesin e Korporatës Zhvillimore Amerikane (DFC) për Evropën Juglindore, John Jovanovic, vazhduam diskutimet për përfshirjen e kësaj korporate amerikane në financimin e projekteve të sektorit privat në Kosovë.

Në fokus të veçantë projektet në energji.

Projektet që mundësojnë integrimin në tregjet globale të furnizimit (nearshoring) dhe instrumentet e reja financiare për përkrahje të bizneseve fillestare dhe të NVM-ve.

“Vazhdimësia e perkushtimit amerikan, në përkrahje të Kosovës, u konfirmua edhe nga Sekretari i nominuar Blinken, gjatë dëgjimeve për konfirmim në Senatin Amerikan”. konsideron OEK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat