Ambasada e Kosovës në Podgoricë ndihmon financiarisht sanimin e dëmit të murit të Kalasë së Ulqinit

Lajme

Ambasada e Kosovës në Podgoricë ndihmon financiarisht sanimin e dëmit të murit të Kalasë së Ulqinit

Më: 20 janar 2021 Në ora: 23:40
Muri i Kalasë së Ulqinit

Ambasada e Kosovës në Podgoricë ka dhuruar një shumë prej 10 mijë euro për sanimin e dëmeve të murit të Kalasë së Ulqinit.

Këtë e ka bërë të ditur Anton Lulgjuraj i cili nëpërmjet një postimi në Facebook ka falënderuar solidaritetin e Kosovës si komb.

Ai ka thënë se ky duhet të jetë shembull i mirë për të tjerët dhe ka shprehur falënderime për popullin e Kosovës.

Ky është postimi i tij i plotë:

Kërkoj ndjesë që në emisionin e sotëm ne FOKUS të TV Teuta kam harruar ta përmend , se për sanimin e dëmit në murin e kalasë të Ulqinit , Republika e Kosoves nëpërmes ambasades të saj në Podgoricë, ka dhurar 10.000 euro !!!
Ky është një shëmbull i pashoq në solidaritetin tonë si një komb e që nuk është hera e parë. Le te jetë ky një shembull i mirë dhe për tjerët .
I falënderohemi popullit të Kosoves   

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat