Rusia reagon në deklaratën e Ramush Haradinajt

Lajme

Rusia reagon në deklaratën e Ramush Haradinajt

Nga: F.B Më: 22 janar 2021 Në ora: 21:34
Ramush Haradinaj

Ministria e jashtme e Rusisë ka lëshuar një kumtesën të cilën dënon kërcënimin dhe shantazhin e si thuhet “propagandës së ideologjisë shqiptaro-madhe që përbën kërcënim për integritetin territorial”, ky reagim erdhi si reagim në deklaratën e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj se do iniciojë referendum për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, shkruan “B92” transmeton “Bota Sot”.

“Kjo është edhe një në serinë e provokimeve të nxitura nga propaganda shqiptaro-madhe, që kohëve të fundit është gjithnjë më intensive që shpërndahet në regjion dhe që përbën kërcënim direkt në integritetin territorial të shteteve në Ballkan. Shantazhi politik është i palejueshëm, pikërisht kjo është thirrje për ndryshim të kufijve në regjion”, thuhet në kumtesë.

Ministria e jashtme ruse ndjen keqardhje që nuk ka pasur reagim të qartë në këtë provokim nga BE, që ka mandat të ndërmjetësuesit në dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit.

“Duhet të përkujtojmë të gjithë se zgjidhja e përhershme dhe stabile për Kosovën mund të vjen vetëm përmes bisedimeve në tavolinë me kusht të respektimit të drejtës ndërkombëtare duke u mbështetur në rezolutën 1244 të KS të OKB-së”, kumtoi ministria ruse.

Haradinaj ditë më parë deklaroi se do të angazhohet për shpalljen e referendumit për bashkimin me Shqipërinë, nëse Kosova në ardhmërinë e afërt nuk pranohet në BE dhe organizata ndërkombëtare dhe nëse Beogradi nuk pranon pavarësinë e Kosovës, transmeton Tas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat