Reagon ish-agjenti i SHIK-ut pas thirrjes telefonike që Specialja i bëri Gjergj Dedajt: A e ftoi Gjergjin që e ka rrahur Hashim Thaçi?

Lajme

Reagon ish-agjenti i SHIK-ut pas thirrjes telefonike që Specialja i bëri Gjergj Dedajt: A e ftoi Gjergjin që e ka rrahur Hashim Thaçi?

Nga: N.Sh Më: 23 janar 2021 Në ora: 12:42
Hashim Thaçi dhe Gjergj Dedaj

Ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari, ka reaguar pas thirrjes që Gjykata Speciale i ka bë Gjergj Dedajt.

Miftari përmes një postimi në Facebook, pyet se cilin Gjergj e ftoi Specialja?

Ai pyet se a e ka ftuar Gjergjin që e ka rrahur Hashim Thaçi apo këtë Gjergjin tjetër, që sipas tij është ambasador në Maqedoni?

Miftari në këtë postim tregon edhe për kërkesat e Gjergjit që i ka pas gjatë luftës në Kosovë.

Shkrimi i plotë:

Cilin Gjergj

Gjykata Speciale nga Haga, e paskan thirr Gjergj Dedajn, por është një problem cilin Gjergjin që e kanë thirr, a e kanë thirr Gjergjin që kur e zënën ka vjedh lek me kartel banke pronë e qeverisë së Kosovës e përjashtuan tani s’la të zezë pa thanë për Hashim Thaçin se e paska rreh hu gardhi... në Qirez gjatë vitit 1998 apo tribunali i Hagës e kanë thirr Gjergj Dedajn që kur Hashim Thaçi nga frika se po e denoncon në Hagë e bëni Ambasador në Maqedoni.

Posa u ba Ambasador pasta Gjergj trimi që (lypke makiato e Picë 1998 në Baic na s’kishim rrymë me vite!) i ndërroi fjalët e veta krejt dhe tha në Radio Milev se ka rrejt se Hashimi i paska pagua Piva me pi (birra).!

Shumë shpullën i ka pas hëngër ambasadori qata sot i ka faqet e fryta si me ia fut silikon.?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat