Dikur në krye të Vetëvendosjes, ja personi i parë që Xhavit Halitit i tha në sy kriminel (Pamjet)

Lajme

Dikur në krye të Vetëvendosjes, ja personi i parë që Xhavit Halitit i tha në sy kriminel (Pamjet)

Nga: N. H Më: 24 janar 2021 Në ora: 09:02
Xhavit Haliti

Ish-sekretari i Lëvizjes Vetëvendosje, tani kryetar aktual i PSD-së Dardan Molliqaj ishte personi i parë i cili në sy i kishte thënë kriminel Xhavit Halitit.

Sipas Dardan Molliqajt, Haliti është kriminel sepse është pjesë e klanit që ai e ka quajtur “Pronto” e që lidhet me përgjimet e publikuara nga “Dosjen e Shefave”.

Madje ai e kishte akuzuar ish-komandantin e Shtabit të Përgjihshëm edhe për atentat ndaj politikanëve.

Debati mes Molliqajt dhe Halitit kishte eskaluar në akuza të rënda.

Kjo intervistë e realizuar vite më parë, vazhdimisht po qarkullon në rrjetet sociale. Ndërsa, kujtojmë se kjo ndodhi në kohën kur ende në bashkëqeverisje ishin Lidhja Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat