“Axha i Evgjeni Thaçi po akuzohet si kriminel lufte, që ka vra shqiptarë”, ish-agjenti i SHIK-ut reagon ashpër, ja kush ishte babai i saj

Lajme

“Axha i Evgjeni Thaçi po akuzohet si kriminel lufte, që ka vra shqiptarë”, ish-agjenti i SHIK-ut reagon ashpër, ja kush ishte babai i saj

Nga: N.Sh Më: 25 janar 2021 Në ora: 14:35
Evgjeni Thaçi

Ish-eprori i lartë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe ish agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari, ka reaguar ndaj Evgjeni Thaçit.

Miftari përmes një postimi në Facebook, ka reaguar ndaj deklaratës së Thaçit e cila ka kritikuar Albin Kurtin se po tenton të zhbëjë shtetin e Kosovës, si dhe që e ka futur në grackë edhe Vjosa Osmanin.

Miftari shkruan se, Evgjeni është vajza e operatorit kryesor të UDB-së për territorin e Drenicës.

Ai shkruan tutje se, Evgjeni u bë deputete nga nafta ilegale serbe nga xehja e Trepçës, pra sipas tij nga milionat e krimit të organizuar dhe nga Hashimi që tani, Miftari thotë se po akuzohet për krime lufte që ka vra shqiptarë.

Reagimi i Naim Miftarit:

Evgjeni Gani Thaçi: Albin Kurti po tenton ta zhbëjë shtetin e Kosovës, në grackë ka rënë edhe Vjosa Osmani.

_________________________

Ani kush po akuzon Albinin e Vjosën.

Është nder kur të ju akuzon vajza e Operatorit kryesor të UDB-së për territorin e Drenicës, vajza e cila është bë deputete nga nafta ilegale Serbe nga veriu... nga xehja e vjedhur nga xeherorja e Trepçës, pra nga milionat e krimit të organizuar dhe nga axha i saj që sot po akuzohet si kriminel lufte, kriminel që ka vra shqiptarë sidomos kundërshtarët politik të tij!

Kur merr kritika dhe ju akuzojnë apo ju etiketojnë soji i tillë i operatorëve e informatorëve të UDB/KOS/DBS-Serbe kjo te jep shenj se jeni në rrugën e duhur...!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat