Si mashtrohen shqiptarët e Kosovës për një punë në Itali, media italiane zbardh detaje

Lajme

Si mashtrohen shqiptarët e Kosovës për një punë në Itali, media italiane zbardh detaje

Më: 25 janar 2021 Në ora: 15:50
Foto ilustrim

Në Itali, gjegjësisht në qytetin Padua, është mbajtur një gjykim në lidhje me punësimet e rrejshme të shqiptarëve atje.

Një shqiptar nga Kosova u paraqit në gjykatë për të treguar mënyrat deri te marrja e kontratave dhe marrja e lejeve të qëndrimit në Itali.

Siç raporton “Mattinopadova”, punëkërkuesit kosovarë paguajnë 400 euro për çdo kontratë të rrejshme punësimi, por kjo nuk mjafton për të marrë lejen e qëndrimit. Një kusht tjetër qenësor është deklarimi i pagës.

E për t’i blerë këto deklarime ata duhet të paguajnë edhe nga 50 euro në muaj.

Me fjalë tjera, me këto pagesa ju mund të bëheni “i rregullt” në Itali.

Maroku dhe “përfitues” i lejeve të rrejshme të qëndrimit, u mor në pyetje.

Ngjarjet raportohet të kenë ndodhur nga viti 2016 deri më 2018-n dhe, sipas medias italiane “Mattinopadova”, ka gjasa që asnjë prej të dyshuarve të mos ndiqet penalisht. Madje, mediumi shkruan se do të jetë e pamundshme, e ndoshta edhe e padrejtë, të ndiqen penalisht ata që tashmë kanë gjetur punë dhe kanë bërë edhe bashkim familjar.

Dëmi, sipas mediumit italian, që i është shkaktuar INPS-së (instituti kryesor i sistemit publik italian të pensionimit) mund të llogaritet në rreth 100 mijë euro: Tiranti ishte përfaqësues ligjor i një sërë kompanish, të gjitha të zbrazëta për të “punësuar” punëtorë të rremë dhe për të krijuar një raport për kontribute të rreme.

Gjykimi do të vazhdojë më 28 maj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat