Shërbimi Korrektues i Kosovës përfiton donacion 172 mijë dollarësh

Lajme

Shërbimi Korrektues i Kosovës përfiton donacion 172 mijë dollarësh

Më: 25 janar 2021 Në ora: 16:23
Shërbimi Korrektues i Kosovës përfiton donacion 172 mijë dollarësh

Shërbimi Korrektues i Kosovës në kuadër të bashkëpunimit me Ambasadën Amerikane në Prishtinë, ka pranuar donacionin e radhës.

SHKK njofton se gjatë këtij muaji nga ky bashkëpunim ka siguruar donacion në vlerë prej 172.000.

Në të cilin përfshihen tri automjete transportuese, të cilat do të përdoren nga Njësia për Përcjelljen e të Burgosurve, 700 batanije, 200  llamba ndriçuese “Flash Lights”, si dhe set pajisjesh mbrojtëse për intervenime të shpejta kundër trazirave.

“Dhurimi i këtij donacioni ka për qëllim rritjen e nivelit të sigurisë në transportimin e të burgosurve, sigurisë brenda institucioneve korrektuese, si dhe përmirësimin e kushteve të punës dhe ambientit brenda SHKK-së”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat