Mediet serbe ‘zbulojnë’ një dokument të ri: Tri zgjidhjet amerikane për Kosovën

Lajme

Mediet serbe ‘zbulojnë’ një dokument të ri: Tri zgjidhjet amerikane për Kosovën

Nga: F.B Më: 27 janar 2021 Në ora: 10:05
Obama dhe Biden

Në Uashington u shfaq një dokument i ri për çështjen e zgjidhjes së raporteve mes Kosovës edhe Serbisë, pas të cilit qëndron njeriu i ish-presidentit të ShBA-ve Barak Obama shkruajnë mediet, transmetojnë “B92” dhe “Bota Sot”.

Sipas këtij dokumenti, janë tri mundësi për marrëveshje mes Beogradit edhe Prishtinës, por asnjëri nuk është “ideal”.

Zgjidhja e parë është përdorimi i “nxitjes” për Serbinë – mbështetja e donatorëve dhe anëtarësimi i shpejtë i saj në BE me pranimin e njohjes, e dyta që Serbia të jap pëlqimin dhe vullnetin e mirë për formimin e qarqeve autonome për serbët e Kosovës dhe shqiptarët e Serbisë dhe e treta kthimi i qasjes së shkëmbimit të territoreve që ishte thelbi draft marrëveshjes së vitit 2018, shkruan “Blic”, duke shtuar se këto janë rekomandimet e analizës “Nisja e sërishme e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë” pas të cilës qëndron Grupi ndërkombëtar i krizave.

Kryesuesi i kësaj organizate është Robert Malej, njeri nga administrata demokrate amerikane dhe këshilltar i Shtëpisë së Bardhë në kohën e presidenti Obama.

Në këtë analizë ndër tjera thuhet se zgjidhja e kontestit do të ishte “e dobishme për stabilitetin në Ballkanin perëndimor dhe Evropë” , por thekson se të dy palët duhet të kërkojnë mënyrën e arritjes tek zgjidhja e njohjes së ndërsjellë, ashtu që vendet e BE të japin shenjë se mbështesin marrëveshjen në raport me drejtat e njeriut dhe ato ndërkombëtare.

“Beogradi dhe Prishtina do të duhej të pranojnë publikisht nevojën për kompromis”, thuhet në analizë dhe qëllimi i saj është shthurja e “nyjës së Gordos”.

Aty thuhet se palët vazhdojnë të bisedojnë për normalizimin e raporteve të tyre që nga viti 2006 dhe janë pajtuar në shumë pika, por nuk pajtohen rreth çështjeve më të rëndësishme që i ndan – pavarësia e Kosovës.

Lidhur me propozimin e parë – ndoshta është i pamundur që BE të përshpejtojë anëtarësimin , ndërsa nxitja materiale me gjasë nuk do të jetë i mjaftueshëm për zgjidhjen e çështjes kyçe të identitetit politik të Serbisë. Ndërmjet dy tjerave, autonomia do dukej ide më e mirë, me suksesin e tashëm në Evropë dhe mbështetjen mes vendeve anëtare të BE-së, por nxit reagim të ashpër negativ nga të dy palët, shkruan në “Blic”.

Më tutje propozohet që Bruksel të “nxit bisedimet në të cilat palët lirshëm të gjejnë cilindo zgjidhje në harmoni me drejtat e njeriut dhe drejtën ndërkombëtare duke pas parasysh mbështetjen publike në shtëpi”.

Amerika ka tri propozime për Kosovën:

1. Pranimin nga ana e Serbisë dhe krijimin e qarqeve autonome për serbët e Kosovës dhe shqiptarët e Serbisë.

2. Kthimi e qasjes së ndryshimit të territoreve që ishte thelbi i marrëveshjes së vitit 2018.

3. Në analizë konstatohet se BE duhet të arrijë qëndrim unik lidhur me çështjen e nyjës së Kosovës –urës së Ibrit në Mitrovicë që vite ndan pjesën serbe nga ajo shqiptare të qytetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat