Në ashensorin e një banese në Mitrovicë shkruhet simboli i ekstremistëve serbë

Lajme

Në ashensorin e një banese në Mitrovicë shkruhet simboli i ekstremistëve serbë

Më: 28 janar 2021 Në ora: 10:13
Ashensor

Dy persona kanë raportuar se në ashensorin e ndërtesës kolektive është shkruar me sprej, simboli i ekstremistëve serb.

Sipas raportit të policisë, ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 13:00, në Mitrovicë.

Siç thuhet në raport, në lidhje me rastin është njoftuar prokurori dhe rasti është duke u hetuar.

“Dy meshkuj shtetas të Kosovës kanë raportuar se në ashensorin e ndërtesës kolektive është shkruar me sprej me ngjyrë simbol (ekstremistëve) serbë. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori dhe rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat