Serbia në alarm, Biden dhe Merkel dëshirojnë dëbimin e Rusisë dhe Kinës nga Serbia e Ballkani

Lajme

Serbia në alarm, Biden dhe Merkel dëshirojnë dëbimin e Rusisë dhe Kinës nga Serbia e Ballkani

Nga: F. B. Më: 29 janar 2021 Në ora: 09:35
Joe Biden dhe Angela Merkel

Si një nga gjashtë prioritet e politikës së përbashkët në vitin 2021, presidenti amerikan Joe Biden dhe kancelarja Angela Merkel kanë potencuar vendosjen e kontrollit të plotë në Serbi për të dëbuar Rusinë dhe Kinën nga Ballkani perëndimor, thonë analistët në Beograd, shkruan “informer”, transmeton “Bota Sot”.

Presidenti amerikan Biden dhe kancelaria Merkel duan që Serbinë ta vënë nën kontroll të plotë dhe nga aty të dëbohen Rusia dhe Kina, shkruan kjo gazetë.

Si ka kumtuar Shtëpia e Bardhë, Biden dhe Merkel në bisedën telefonike, Ballkanin e vendosën si një ndër gjashtë prioritetet e 2021. Ekspertët thënë se Uashingtoni dhe Berlini duan kontroll mbi Beogradin dhe largimin e plotë të Kinës dhe Rusisë jo vetë nga Serbia po edhe nga Ballkani.

Sipas kumtesës nga Uashingtoni, përveç Ballkanit ndër prioritet janë edhe Afganistani, Irani, Ukraina dhe Rusia.

Biseda kishte qëllim thellimin e raporteve mes dy vendeve dhe kthimin e besimit me partnerët trans-atlantik përfshirë aty BE dhe NATO si gur-themel të sigurisë kolektive dhe vlerave të përbashkëta demokratike në botë.

Liderët po ashtu konfirmohen se janë pajtuar për vlerën e bashkëpunimit global në luftimin e ndryshimit klimatik dhe pandemisë sikurse edhe avancimin e mbrojtjes shëndetësore dhe arritjen e rimëkëmbjes ekonomike globale.

Analisti Sasha Adamoviç duke vlerësuar bisedën, tha se administrata Biden në Ballkan do tentojë të kthejë politikën e vjetër.

“Natyrisht jo në kuptimin e plotë sepse në ndërkohë kanë ndodhur zhvillime në raportet ndërkombëtare, por qëllimet kryesore të asaj politike mbetën të njëjta. ShBA dhe Gjermania do kërkojnë nga Serbia njohjen e pavarësisë së Kosovës, unitarizmin e BeH dhe heqjen e Srpska. Për të arritur këtë qëllim ata do bëjnë presion të ashpër që nga Serbia të largohet ndikimi i Kinës dhe Rusisë për të përtërirë monopolin në gjithë Ballkanin. Serbisë i mbetet të rezistoj ndaj presioneve me ndihmën e partnerëve strategjik”, tha Adamoviç.

Ljuban Karan kolonel i Shërbimit kundër-zbulues (KOS) tha se kjo nuk është befasi. “Biden në fushatën parazgjedhore ka dhënë disa premtime konkrete satelitëve evropian në lidhje me ‘punët e pakryera” në Ballkan. Tash është e dukshme që Biden të ruaj aleatët t vjetër dhe partnerët dhe synon interesat e tyre. ShBA do ruaj aleatët dhe ata që mbështetën Biden në disa konfrontime politike që priten. Serbia mund të pres premtime të rrejshme, shantazhe bile edhe sanksione në rast se nuk heq dorë nga partnerët dhe miqtë si Rusia e Kina por edhe interesat e saj vitale kombëtare e shtetërore”, tërheq vërejtjen Karan.

Presidenti i Serbisë Vuçiq deklaroi se beson se do ketë vazhdim të dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës përkundër deklaratave jo përgjegjëse të tyre për krijimin e “Shqipërisë së Madhe”.

Sipas tij Serbia në kuadër të botës edhe Evropës Serbia është e vogël, por në regjion duhet të ketë kujdes në deklarata edhe hapa për të mbetur çelës i stabilitetit. Këta tjerët kanë deklarata jo të përgjegjshme , ata të gjithë kanë të drejtë në këso deklarata dhe le ta bëjnë edhe në Sarajevë edhe Prishtinë... Ne nuk do ta bëjmë ka thënë Vuçiq.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat