Ministri serb i Kosovës vaksionohet në Serbi

Lajme

Ministri serb i Kosovës vaksionohet në Serbi

Më: 29 janar 2021 Në ora: 13:57
Qendra Shëndetësore në Kurshumli

Ministri në detyrë për Komunitete dhe Kthim Dalibor Jevtiç i Qeverisë së Kosovës, ka shkuar në Kurshumli të Serbisë, për tu vaksionuar  kundër Covidit.

Ai ia ka mësyer Qendrës Shëndetësore në Kurshumli, për të marr vakcinën.

Ministri Jevtiç ka hedhur akuza ndaj institucioneve të Kosovës, për mos fillimin e vakcinimit të qytetarëve.

"Është e rëndësishme të vaksinoheni në mënyrë që t ' i jepni goditjen e fundit këtij skurgu. Më vjen keq që në vendet e tyre nuk lejohen të vaksinohen njerëzit nga Kosova", tha ministri dhe nënkryetari i Listës Serbe Dalibor Jevtiq, pas vaksinimit të sotëm në Qendrën Shëndetësore në Kursumlija.

Të tregojmë se  se jo vetëm ky ministër por edhe  zv.kryeministri Goran Rakiç dhe zyrtarë të tjerë serbë,  vazhdimisht kanë injoruar shtetin, institucionet e simbolet e Kosovës, derisa shfrtytëzojnë   të gjitha beneficionet të cilat u ofrohen nga shteti i Repubolikës së Kosovës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat