Vuçiq nga Parisi komenton ngjarjen në veri: Në Kosovë mbretëron histeria dhe provokimet ndaj serbëve

Lajme

Vuçiq nga Parisi komenton ngjarjen në veri: Në Kosovë mbretëron histeria dhe provokimet ndaj serbëve

Nga: F.B Më: 1 shkurt 2021 Në ora: 09:03
Vuçiq

Presidenti i Serbisë Vuçiq ka paralajmëruar se në takimin e sotshëm me presidentin francez Makron temë kryesore e bisedës do të jetë çështja e Kosovës, ndërkohë që ka njoftuar se ky është takimi i 11 me radhë që ka pasur ai me Makron, shkruan “B92” transmeton “Bota Sot”.

"Do të bisedohen shumë gjëra me rëndësi, është takimi ynë i 11-të. Makron është një ndër liderët botëror dhe mik i sinqertë i Serbisë, vizita e tij në 2019 kishte rëndësi historike për raportet tona dhe nga atëherë bashkëpunimi ynë politik edhe ekonomik kanë vetëm nivel rritje” tha ai.

"Sot tema kryesore e takimit është çështja e Kosovës dhe integrimi evropian” tha Vuçiq.

Ai theksoi se Franca dëshiron që në vitin 2022, kur ajo do të marr kryesimin e BE-së të ketë lëvizje në zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

"Duke pasur parasysh peshën e situatës me të cilën po përballemi në të gjithë Ballkanin, që nuk është aspak e lehtë, do të jem i sinqertë dhe i hapur në takimin me Makron rreth kësaj situate” tha Vuçiq.

Lidhur me ngjarjet e fundit në Kosovë dhe zgjedhjet atje, Vuçiq tërhoqi vërejtjen në provokimet në veri të atij territori.

"Atje mbretëron histeri rreth zgjedhjeve, sepse pritet fitorja e koalicionit rreth Haradinajt” tha ai.

Ai ka falënderuar serbët për përmbajtjen me rastin e qëndrimit të politikanëve shqiptar në veri dhe nënvizoi se “duhet të ruajmë paqen”.

"Keni ardhur tel serbët për të i poshtëruar, fyeni dhe të ju thoni se serbëve s kjo nuk është e juaja, është e jona. Serbët janë përmbajtur dhe reagimi ishte verbal, nuk kishte kontakt fizik, faleminderit për përmbajtjen. Ne duhet të ruajmë stabilitetin jo sepse jemi më të dobët, por sepse paqja dhe stabiliteti na konvenojnë më shumë, sepse Serbia po ec më shpejtë se asnjëherë më par. Asnjëherë kaq shpejtë nuk kanë ndryshuar rrjedhat në raportet regjionale edhe botërore, Kemi mundësinë ë të bëjmë rritjen më të madhe ndonjëherë ", ka thënë Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat